Politika e privatësisë e Faqes The Best Vouchers

Kjo Politikë e Privatësisë përcakton rregullat për mbledhjen, përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave të përcjella nga Përdoruesit në lidhje me përdorimin e Faqes së Internetit, i cili konsiston në përdorimin e cookies në kompjuterin e Përdoruesit dhe mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në lidhje me Përdoruesit për qëllime statistikore, si dhe metodat e tjera të përpunimit të të dhënave, në veçanti mbledhjen, regjistrimin, ruajtjen, përpunimin, ndryshimin, shpërndarjen dhe përdorimin tjetër të të dhënave. Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë dokument kanë kuptimin që u është dhënë atyre në Rregulloren e Faqes The Best Vouchers të postuar në Faqen www.thebestvouchers.com.

§1

Administratori i të dhënave personale

  1. Administratori mbledh të dhëna personale në mënyrë që të mundësojë Blerësit të përdorin Faqen e Internetit.
  2. Të dhënat personale të Blerësve i nënshtrohen një mbrojtjeje të veçantë dhe përdoren vetëm në masën për të cilën është rënë dakord. Baza e të dhënave personale mbahet nga Administratori në përputhje me dispozitat e ligjit të zbatueshëm në vendin e Administratorit dhe në përputhje me parimet e bashkëjetesës shoqërore.
  3. Detyrart e Administratorit:
    1. mbikëqyrja e sigurisë së të dhënave personale të përcjella Administratorit nga Blerësit, veçanërisht kundër aksesit nga personat e paautorizuar;
    2. garantimi për Blerësit e regjistruar i ushtrimit të të drejtave të tyre, veçanërisht e drejta për të hyrë në të dhënat e tyre personale, e drejta për të kërkuar përditësimin dhe fshirjen e të dhënave personale.

§2

Të dhënat personale dhe informacionet e tjera të dhëna nga Blerësit

  1. Blerësit japin të dhënat e tyre personale në mënyrë vullnetare, megjithatë, disa të dhëna janë të domosdoshme për të përdorur Faqen e Internetit, mosdhënia e tyre e bën të pamundur përdorimin e Faqes së Internetit.
  2. Të gjitha të dhënat personale të mbledhura janë të caktuara për përdorimin e Administratorit.
  3. Gjatë përdorimit të Faqes së Internetit, serverat mbledhin automatikisht informacionin e dërguar nga shfletuesi dhe të mbajtur në regjistrat e sistemit. Ky informacion mund të përmbajë të dhëna të ndryshme, p.sh. adresa e-mail, adresa IP, lloji i motorit të kërkimit, faqja e internetit e vizituar drejtpërdrejtë përpara përdorimit të Faqes së Internetit, kohën e hyrjes në Faqen e Internetit dhe të dhëna të tjera statistikore. Administratori i përdor ato për të siguruar cilësinë më të lartë të shërbimeve të ofruara, si dhe për qëllime teknike dhe statistikore.
  4. Të dhënat e mbledhura përdoren për të identifikuar Blerësit me qëllim realizimin e Porosive, përfshirë shpërndarjen e Produkteve dhe Dhuratave, për procesimin e pagesave online ose offline, në veçanti detajet e kartës së kreditit ose debitit; ose të dhëna të tjera financiare të nevojshme për përpunimin e pagesës së bërë nga Blerësi (përpunimi i pagesave dhe realizimi i Porosive) dhe kontakti pasues me Blerësit, si dhe me qëllim zhvillimin e Faqes së Internetit dhe aktivitetit pas shitjes. Këto të dhëna përfshijnë, ndër të tjera informacione si: emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, adresa e-mail, emri i përdoruesit (login), fjalëkalimi individual i aksesit, historia e transaksioneve dhe të gjitha të dhënat personale të siguruara nga vetë Blerësit.
  5. Administratori mund të mbledhë informacione në lidhje me të dhënat teknike, veçanërisht adresën URL, llojin e pajisjeve të shfrytëzuara për të përdorur Faqen e Internetit nga Blerësit, ID e pajisjes, llojin e lidhjes së rrjetit dhe emrin e ofruesit të shërbimit.
  6. Për shkak të karakterit të Porosive, Produkteve dhe Dhuratave të shpërndara nëpërmjet Faqes, Blerësit mund t'i kërkohet të japë të dhëna personale shtesë. Fushëveprimi i të dhënave shtesë do të tregohet përkatësisht në Rregulloren e Përdorimit të Faqes The Best Vouchers.

§3

Përpunimi i të dhënave personale

  1. Administratori mbledh, përdor, shpërndan dhe përpunon të dhënat personale të Blerësve me qëllim realizimin e Porosive, shpërndarjen dhe dorëzimin e Kodeve të Aksesit dhe Voucherave, Dhuratave/ndërrimit të Kodeve të Aksesit dhe Voucherave me shërbimet e Ofruesve të ndryshëm, marketingut të shërbimeve të tij, si dhe shërbimeve të palëve të treta, si dhe me qëllim dërgimin Blerësve të newsletter-ave dhe materialeve të tjera promovuese dhe reklamuese. Blerësi në çdo kohë mund të rezervojë që ai nuk pajtohet të marrë informacion tregtar - duke klikuar në linkun në fund të mesazheve.
  2. Çdo Blerës ka të drejta që rrjedhin prej ligjit përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale. Për të parë, përditësuar ose fshirë të dhënat e tij personale, Blerësi duhet të kontaktojë departamentin e shërbimit të klientit përmes formularit të kontaktit që gjendet në Faqe.
  3. Faqja e Internetit mund të përdorë, ndër të tjera, sistemin Google Analytics (dhe sisteme të ngjashme), d.m.th. shërbimet e analizës së shikueshmërisë së faqeve të internetit dhe aplikacionit të ofruar nga Google, Inc. ("Google") ose subjekte të tjera. Google Analytics përdor "cookies". Google mund të transferojë informacionin e identifikuar tek palët e treta vetëm nëse detyrohet ta bëjë këtë me bazë ligjore.
  4. Administratori përdor "cookies" për të ruajtur informacionin mbi preferencat e Blerësve. Këto janë skedarë teksti të ruajtur në pajisjet e Blerësve që i identifikojnë ata në mënyrën e nevojshme për të mundësuar operacione të caktuara. Këto skedarë ruajnë: Cilësimet personale të Blerësit dhe propozimet për të plotësuar automatikisht fushat e formularit; ato përdoren, ndër të tjera, për të kujtuar të dhënat e nevojshme për t'u loguar nga Blerësi. Në mënyrë të veçantë përdoren dy kategori cookies:
    1. Action Cookies – skedarët e ruajtur në mënyrë që të regjistrojnë aktivitetin e Blerësve gjatë përdorimit të Faqes së Internetit. Këto skedarë ofrojnë të dhëna statistikore mbi bazën e të cilave mund të optimizohet funksionaliteti i Faqes së Internetit. Kushti për funksionimin e cookies është pranimi i tyre nga Blerësi përmes cilësimeve të përshtatshme në shfletuesin e internetit.
    2. Session Cookies – të përdorura në faqet me opsionin e logimit - skedarët e ruajtur për të përcaktuar statusin e logimit të Blerësit. Ato përdoren për të siguruar që Blerësit të kenë akses në faqe të dukshme vetëm për Blerësit që përdorin Faqen e Internetit. Cookies e sesionit caktohen gjatë procesit të logimit të Blerësit dhe fshihen kur ai të dalë, d.m.th. kur klikon në butonin "Log out".
  5. Çdo Blerës mund të tërheqë në çdo kohë pëlqimin për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të tija duke kontaktuar zyrën e shërbimit të klientit nëpërmjet formularit të kontaktit që gjendet në Faqe.
  6. Parandalimi i të gjitha formave të vjedhjes së identitetit, mashtrimeve dhe praktikave të paligjshme të njohura si "phishing" është një nga prioritetet më të larta të Administratorit. Për këtë qëllim, të gjitha të dhënat e siguruara nga Blerësit, në veçanti të dhënat si numri i kartës së kreditit ose të dhënat e dhëna në Faqen e Internetit që ofrojnë mundësinë e logimit, të tilla si login dhe fjalëkalimi për të hyrë në llogarinë e Përdoruesit, janë të mbledhura në përputhje me rregullat e sigurisë së të dhënave.

§4

Përmbajtja dhe mesazhet e Përdoruesve

  1. Administratori ruan në serverat e tij duke garantuar sigurinë e tyre të plotë: të dhëna të dërguara nga Blerësit, në veçanti mesazhe të dërguara nga Blerësi në të gjitha seksionet e Faqes së Internetit dhe informacion mbi transaksionet financiare për Blerjen e Kodeve të Aksesit dhe Voucherave.

§5

Besimi ose ndarja e të dhënave personale të Përdoruesve me subjektet e tjera

  1. Blerësi pajtohet me transferimin e të dhënave të tij personale nga Administratori për qëllimet e treguara në § 3 pika 1 më lart, subjekteve të lidhur dhe të varur nga Administratori, si dhe partnerët e biznesit dhe Ofruesit e shërbimeve të Administratorit.
  2. Të dhënat personale të Blerësve do të transferohen tek subjektet e tjera për centralizimin e të dhënave ose qëllimet logjistike, si dhe në situata kur kërkohet nga ligji në fuqi ose blerjet ose bashkimet në lidhje me Administratorin.

§6

Dispozitat përfundimtare

  1. Administratori rezervon të drejtën t’u dërgojë Blerësve mesazhe të paporositura. Këto përfshijnë informacione që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e Faqes së Internetit (p.sh. ndryshimet në funksionim) ose letrat jo-tregtare (p.sh. urimet, mesazhet e sistemit). Ҫdo Blerës ka të drejtë të rezervojë që nuk bie dakord të marrë këtë lloj informacioni duke klikuar në linkun e dhënë nën mesazh.
  2. Faqja e Internetit mund të përmbajë linke (p.sh. në formën e logove të palëve të treta) të cilat, nëse klikohen, ridrejtojnë personin që shikon Faqen e Internetit në një faqe internet të jashtme. Fakti i përdorimit të ridrejtimeve të këtij lloji nuk mund të barazohet me asnjë lloj lidhjeje midis Administratorit dhe subjektit të cilit i përket faqja e jashtme. Administratori nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për pasojat e ridrejtimeve të tilla dhe nuk ka asnjë ndikim në përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit. Administratori nuk është përgjegjës për përmbajtjen e politikave të privatësisë dhe të sigurisë në fuqi në këto faqe interneti, ose për cookies të përdorura gjatë shfletimit të tyre. Inkurajojmë personat që përdorin këtë lloj lidhjeje për të lexuar përmbajtjen e dokumenteve përkatëse në fuqi në këto faqe interneti.
  3. Administratori rezervon të drejtën të bëjë ndryshime ose shtesa në këtë Politikë të Privatësisë. Ndryshimet bëhen duke postuar përmbajtjen e re të Politikës së Privatësisë ose Rregullores në Faqen e Internetit. Ndryshimet hyjnë në fuqi që nga momenti i prezantimit.
  4. Kushti i përdorimit të Faqes së Internetit është pranimi i kësaj Politike të Privatësisë.